Vllaznia pas humbjes me Partizanin duket se i ka humbur shpresat per të vazhduar ne Superiore , por më i dorëzuar është shfaqur traineri Ernest Gjoka.
Në një komunikim me Supersport, Gjoka refuzoi të jepte intervistën e zakonshme pas ndeshjes, ndërsa tha se kishte vendosur ta ndërpresë marrëdhënien me Vllazninë.

Nga nesër pritet që tekniku Ernest Gjoka të flasë me drejtuesit e Vllaznisë dhe t’u komunikojë zyrtarisht dorëheqjen dhe largimin nga Shkodra, në një situatë tejet të vështirë për vendasit











