Janë luajtur sot ndeshjet e javës se 37 te kampionatit Italian ku e gjithë vëmendja ishte te sfida Crotone-Lazio e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.
Skuadra e Crotones ,falë barazimit të sotëm, i dha edhe një shans Interit, për të luajtur “finalen” e fundit ndaj Lazios për një vend në Champions League.
Ndërkohë fundi i renditjes, është kthyer në një luftë të vërtetë. Caglari, Spali dhe Crotone janë duke luftuar për të lënë poshtë njëra-tjetrën.
Crotone dhe Spal janë dy skuadrat më të rrezikuara, pasi ndodhen në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Cagliari ka 36.











