Ish-ministri i Drejtësisë ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook ” për vendimin ndaj Saimir Tahirit.
Saimir Tahiri u dënua pak orë me parë nga Gjykata e Krimeve të rënda me arrest shtëpie .
Statusi i plote i Manjanit:
Përse ju tha bështyma Kryeministrit?!
Një arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!
Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!
Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?!
Si u bënë të këqinj krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!
Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…
Të presim e të shohim!
Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqsor të formës së prerë!











