Një minator ka humbur jetën pas një aksidenti teksa ka qenë duke punuar brenda galerisë në minierën e Bulqizës.
Sipas të dhënave të para, viktimë ka mbetur Medi Hidri, 60 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në zonën D të minierës dhe trupi i 60-vjeçarit nuk është nxjerrë ende nga miniera.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.












