Dy makina jane aksidentuar pasditen e sotme dhe per pasoje jane plagosur tre persona në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.
Një makinë tip Benz me targa A AA516 BB është përplasur me një ‘Opel’ me targa të Korçës e më pas ka përfunduar duke u përplasur me një bordurë betoni jashtë rrugës.

Të plagosur rëndë kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Parakalimi i gabuar i automjetit te tipit “Benz” eshte bere shkak i ketij aksidenti te rende.












