Një 29-vjeçar është raportuar i humbur prej më shumë se 48 orësh në Shkodër. Familjarët e të riut kanë denoncuar në të gjitha organet kompetente zhdukjen e tij, i cili është larguar nga banesa prej më shumë se dy ditësh.
Bëhet fjalë për shtetasin Ermal Vulaj, i cili vuan nga skleroza. Mungesa e tij ka shqetësuar familjarët, të cilët kërkojnë ndihmën e medis.
I riu 29-vjeçar, që shihni në foton më poshtë, është parë për herë të fundit në Shkodër.
Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët dhe organet përkatëse, që të tëlefojnë në numrin e telefonit 069 558 1968, nëse e shohin të riun.












