Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.
Ish-administratori i kompanisë DIA, i ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, u shpall fajtor për akuzën “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ish-administratori i kompanisë “Debt International Menagement” e kontraktuar për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ-Shpërndarje. Ismailaj dyshohet se krijoi kompani fiktive në Gjilbraltar, Zvicër, Kongo dhë Litejnshtejn duke fshehur kështu 5 milion euro.
Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë i marrë në tetor të vitit të kaluar.













