Ka mbërritur ne aeroportin e Rinasit avioni i Izet Haxhise i kompanisë ajorore “Turkish airline”. Izet haxhia pritet nga një grup i gatshëm i policise se burgjeve, punonjës tw Drejtorisë se Polise Tiranë si dhe një oficer i larte i Interpolit.
Në aeroportin e Rinasit ishin të pranishëm forca të shumta policie të cilat do bëjnë të mundur sigurimin e të esktraduarit nga Turqia. Në ambjentet e pritjes së aeroportin e Rinasit nuk është parë asnjë i afërm i Izet Haxhisë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vjet burg si pjesmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit.












