Izet Haxhia ka mbërritur ne aeroportin e Rinasit përmes kompanisë ajorore“Turkish airline”.
Droni.al ka arritur të fotografojë Haxhibë brenda komisariatit në Rinas.

Izet Haxhia ne komisariatin e Rinasit
Foto e publikuar është marrë sonte sapo ai është vendosur për disa caste në komisariatine Rinasit dhe foto i përket momentit të regjistrimit të tij në Shqipëri.
Në aeroportin e Rinasit ishin të pranishëm forca të shumta policie të cilat bëjnë të mundur sigurimin e të esktraduarit nga Turqia. Në ambjentet e pritjes së aeroportin e Rinasit nuk është parë asnjë i afërm i Izet Haxhisë.

Izet Haxhia është dënuar me 25 vjet burg si pjesmarrës në vrasjen e Azem Hjajdarit. Burime të pakonfimruara deklaruan se Ministria e Drejtësisë ka siguruar rihapjen e gjyqit të Haxhisë në Shqipëri.











