• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRUPI I PIUNËS/ PD harton projektligjin: Të ndalohet Partia Komuniste dhe simbolet e diktaturës

droni by droni
7 May, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika
0
GRUPI I PIUNËS/ PD harton projektligjin: Të ndalohet Partia Komuniste dhe simbolet e diktaturës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka finalizuar projektligjin që ndalon simbolet komuniste. Grupi i punës i përbërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekur politikë pas asistencës së CDU-së gjermane tashmë kanë gati draftin që ndalon me ligj simbolet e diktaturës dhe portretet e ish-udhëheqësve të saj. Dokumenti prej 12 faqesh, i siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, në një nga pikat thelbësore të saj ka ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës. Gjithashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë me dënimin me 1 vit e 8 muaj për simbolet fashiste.

Po ashtu demokratët kërkojnë me ligj që të shfuqizohen dekoratat, titujt që janë marrë gjatë kohës së diktaturës. Drafti i demokratëve parashikon: “Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës. Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste”. Grupi i punës në PD, i cili punoi prej muajsh për hartimin e këtij drafti do të nisë punën me grupet e interesit para se të shkojë në Kuvend për votim. PD është e hapur për sugjerime dhe përmirësime të tjera gjatë shqyrtimit me të gjitha shoqatat, institutet dhe studiuesit që merren me krimet e komunizmit në Shqipëri. Shtysë për këtë nismë të PD-së u bë rishfaqja e simboleve komuniste, së bashku me foto të diktatorit Enver Hoxha në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës dhe e përsëritur serish edhe me 5 maj te “Varrezat e dëshmoreve” në Tiranë ku pati dhe një përplasje mes demokratëve dhe veteranëve që mbanin në duar porte të diktatorit Hoxha. Pak muaj më parë, Italia miratoi ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist. Kreu i PD-së Lulzim Basha para monumentit “Nënë Shqipëri”, dy ditë më parë deklaroi se PD është e angazhuar të çojë në parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha. Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë. Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, deklaroi z. Basha.

Projektligji i PD-së për kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist

• Ky ligj parashikon që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, të marrë një rol thelbësor e të ndjekë nga afër çdo rast që lidhet me të kaluarën komuniste.
• Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.
• Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste.
• Do rishikohen emrat e rrugëve, qyteteve, shkollave, ndërmarrjeve, emra ose pseudonime, te personave që lidhen me diktaturën.
• Të ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë
• Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.
• Do të detyrohet Ministria e Arsimit që të rishikojë kurrikulën.
• Të gjitha librat apo propaganda të publikohen nëpër muzetë, për çështje kërkimore shkencore, por jo për çështje publike siç ndodh në ditët e sotme. Në rast se dikush tenton t’i përdorë, do të dënohet me gjobë.
• Portreti i diktatorit Enver Hoxha, ylli komunist, flamuri komunist me drapër dhe çekan, medaljonet, portret e Hysni Kapos, Mehmet Shehut etj., himni i Partisë së Punës së Shqipërisë ndalohen me ligj, përdorimi i tyre do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe të dënohet ligj.
• Sapo ligji hyn në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve.
• Projektligji parashikon dënim me burg nëse do të kemi manifestime të propagandës komuniste. Shembulli më i mirë është ai i Italisë me 1 vit e 8 muaj burg për ata që përdorin simbolet komuniste.
• Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës.

Tags: ligjndalimpkshsimbolet komuniste
Previous Post

EMRI & FOTO/ Itali, kërkohet dënimi i mafiozit shqiptar që zbuloi Habilajt

Next Post

SKANDAL & DOKUMENT/ Paratë e taksave tona vetëm për bileta avioni, asnjë tender për rrugë, shkolla e spitale

droni

droni

Next Post
Deputetët “janë lodhur” gjatë 10-mujorit 2016,  360 udhëtime jashtë vendit me avionë

SKANDAL & DOKUMENT/ Paratë e taksave tona vetëm për bileta avioni, asnjë tender për rrugë, shkolla e spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.