Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke mos shkarkuar asnjë gjyqtar. Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima. Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, KLD ka vendosur masën ‘Vërejte’
KLD në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjet e gjyqtarëve Merita Xhani, Brunilda Kasmi.
Po ashtu KLD ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresaj Beçaj, e cila do të jetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.
Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos rikthimin në detyrë edhe të gjyqtares, Pajtime Fetahu.













