Dalin pamjet nga vendngjarja, pak momente pasi 25-vjeçari Brian Skrapari u hodh nga kati i 3-të i pallatit ku banonte. Vetëm pak caste më herët ai kishte qëlluar me thikë dy prindërit e tij pas një debati me ta.
Policia njoftoi sot paradite se i riu vdiq në spital.
Nëna e tij 55 vjeç Anila dhe babai 67-vjeçar Ermir Skrapari kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Sherri besohet se ndodhi për shkak se prindërit e tij kishin frikë se mos ai përfshihej në rryma ekstremiste. Në kompjuterin e tij policia gjeti një faqe të ekstremistëve islamikë, ndërsa u tha se vetë ai vuante nga depresioni.











