Ndjekësit e Kryeministrit Rama në rrjetet sociale nuk kanë kursyer ironinë sot me të ndërkohë që si për të diel ka postuar vonë.
“Si je mor burrë, u bëmë merak nga na humbe sot” ishte një ndjekës që e ngacmoi fillimisht Kryeministrin për të vijuar më pas me një varg reagimesh.
Prej disa kohësh reagimet negative të ndjekësve janë shtuar dhe kritikat e tyre kapërcejnë shumëfish justifikimet e kryeministrit.
Mjafton të lexosh këto mesazhe më poshtë për të kuptuar se pakënaqësia e njerëzve ndaj qeverisë së Ramës është gjithnjë në rritje.












