Gazetari Lazer Stani ka ndarë me miqtë në rrjetin social vendimin e pushimit të tij nga puna si redaktor te “Zëri i Rinisë” në vitin 1990.
Një vendim që sot duket absurd, vetëm pse ishte fejuar me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, cilësuar nga regjimi si “mbesa e armiqve të betuar të popullit dhe partisë”.
“Këtë regjim kishim në tetor të vitit 1990. Se çfarë ndodhi më pas do ta tregoj herë tjetër…”, sqaron dhe paralajmëron Lazer Stani.















