Një ngjarje e rëndë raportohet mesditën e sotme. Brenda një makine të shkrumbuar është gjetur një kufomë.
Nga pamjet shihet se makinës i është vënë flaka në një arë në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës. Kur është njoftuar policia, makina ka qenë e shkrumbuar dhe brenda saj është gjetur kufoma e një mashkulli ende të paidentifikuar.
Ngjarja mbetet mister, ende nuk ka detaje kush është viktima dhe si ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se është vrasje.











