Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligj-zbatuese dhe konkretisht ato gjermane është bërë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arbër Çekaj.
Arber Çekaj është pronari i firmës “Arbi Garden” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last Snow”.
Mësohet se arrestimi i tij u bë pasi u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.













