Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku persona të panjohur i kanë vendosur flakën shtëpisë së një biznesmeni. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në banesën e Ilirjan Saliajt.
Në shtëpi mësohet se ka qenë e gjitha familja.
Saliaj i ka zbritur fëmijët nga ballkoni në shtëpinë e fqinjit, një kat më poshtë.
Në derën kryesore të biznesmenit Saliaj mësohet se ishin hedhur 5 litra benzinë dhe më pas i është vënë flaka.
Zjarri mësohet se është vënë për shkak të konflikteve të biznesit, për një supermarket dhe një truall në pronësinë e Saliajt.












