Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Elbasan ku një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që janë arrestuar dy adoleshentëe 16 – 17 vjeç.
Tre të rinjtë ishin banues të fshatit Kaçivel, teksa dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta.
Në njoftimin e policisë së Elbasnait thuhet se, “Specialistët Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit bene arristimin në flagrancë te shtetasve: E. L., 17 vjeç dhe R. L., 16 vjeç, banues në fshatin Kaçivel Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Kaçivel, për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë, shtetasin M. E., 19 vjeç, banues në fshatin Kaçivel, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”.













