Një 51-vjeçar ka denoncuar në policinë e Kavajës zhdukjen pa adresë të bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I. H., banues në fshatin Vorrozen, kallëzoi se gruaja e tij, shtetasja me inicialet K. H., u largua nga banesa më datë 30 prill.
Njoftimi i Policisë
Më datë 01. 05. 2018, shtetasi I. H, vjeç 51, banues në fshatin Vorrozen, kallëzon se, më datë 30. 04. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia K. H, vjeç 49. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.












