Nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës, është përfshirë në një sherr me një zyrtar të prefekturës, ndërsa debati ka përfunduar në dhunë. Zyrtari i prefekturës Shefqet Alikaj pas debatit ka qëlluar me grushte nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Aurel Lapaj.
“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Gjirokastër. Aurel Lapaj është goditur dhe dhunuar në zyrën e tij. Vlerësoj bashkëpunimin me policinë dhe i bëj thirrje organit të akuzës që të zbardhë ngjarjen dhe ta vendosë para drejtësisë”, ka reaguar kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami.












