Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për dy të akuzuarit për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, disa ditë më parë në Kamzë, gjatë një tentative grabitjeje me armë.
Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda u njohën sot me masën e arrestit, për veprën penale “Grabitje me pasojë vdekjen”.
Gjatë zhvillimit të seancës paraditen e sotme, asnjë nga familjarët e Vladimir Kurtit dhe Ruzhdi Hodës, nuk kanë qenë prezent në sallë gjatë dhënies së vendimit.
Gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për dy autorët e ngjarjes së rëndë, me një viktimë.
















