Ish kreu i PD Eduard Selami kritikoi ashper sot kreun e PD Lulzim Basha duke kerkuar prej tij te terheqe statutin.
Kritikat e tij nuk u pranuan nga anëtarët e Kuvendit të cilët e fishkëllyen Selamin.
Ndërkohë që ai fliste, Basha dhe Berisha e ndiqnin nga pozicionet ku ishin ulur në qendër të sallës.
Por ajo që ra në sy ishte fakti që në faqen e Bashës në Facebook, megjithë kritikat e forta të Selamit, transmetimi live i fjalës së tij dhe Edvin Kullurit nuk u ndërprenë.












