Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ka dhënë përgjigje Edi Ramës dhe akuzave të tij të bëra gjatë ditës së sotme në Asamblenë e PS.
Reagimi i plotë i deputetit Edi Paloka
Mbasi harxhoi gjithë javën duke share dhe sulmuar politikanët gjermane, pastaj duke akuzuar e ofenduar muslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.
Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën.
Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri.
Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit, por edhe në ata te Ramës.











