Një aksident në punë i ka marrë jetën një burri në hidrocentralin e Moglicës. Viktima është Leonard Çela, rreth 45 vjeç, menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.
Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se Çela ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, duke marrë dëmtime të shumta fizike.
Ai është dërguar në Spitalin e Gramshit, ku ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia.












