Një grua ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan – Peqin. Viktima mësohet se është Liljana Qyra, 58 vjeçe.
Ajo udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga i biri.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende për tu zbardhur.











