Vijojnë ndryshimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Drejtuesi Arben Saliu deri tani Pedagog në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë se Standardeve Profesionale ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policisë se Shtetit. Arben Saliu ka një karriere te pastër në Policinë e Shtetit dhe njihet për profesionalizëm.
Burime nga Policia thanë se Fredi Agastra deri tani Drejtor i Standardeve Profesionale do të jetë këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm.












