Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pak ditë më parë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një vajzë.
Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet F.G., akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë më 31 mars me një 16-vjeçare. Materialet ndaj tij i janë referuar prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë
Më datë 23. 04. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur F. G, vjeç 17, pasi më datë 31. 03. 2018, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur 16 vjeçe. Neni 101 i Kodit Penal.











