Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për radion publike. Në këtë intervistë, ai e krahason takimin me kancelaren Angela Merkel si një audiencë me Papën.
“Angela Merkel është një kampione e Europës. I gjithë rajoni i Ballkanit shpreson tek ajo,” tha Rama.
“Është normale që kur një shef qeverie i Ballkanit udhëton drejt Berlinit, të ndjehet si një pelegrin që do të takojë Papën,” tha Rama.
Ai shpreson për hapjen e shpejtë të negociatave. Sipas tij, Europa është për shqiptarët një projekt për paqen.
Megjithatë brenda mazhorancës gjermane ka zëra kundër hapjes së negociatave.











