‘’Meqe nuk erdhen té me marrin ,u dorzova vete ne policine turke”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, Izet Haxhia këtë paradite.
Haxhia është dënuar nga gjykatta shqiptare për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit dhe prej më shumë se 15 vite ndodhet në Turqi i strehuar fillimisht si azilant. Qeveria shqiptare prej kohësh ka kërkuar ekstradimin e tij ndërkohë që gjykata turke vetëm pak muaj më parë vendosi për kthimin e tij në Shqipëri.
Haxhia është mjaft preznet në mediat e majta shqiptare të cilat e risjellin atë në faqet e tyre sa herë është nevoja të zbehin apo heshtin ndonjë problem të ditës në Tiranë.












