Kreu i PD Lulzim Basha tha sot gjatë një takimi të grupit parlamentar të PD-së, se deputetët nuk do të marrin pjesë në seancën e ardhshme plenare. Basha u ka dhënë deputetëve porositë për axhendën javore ndërsa u ka kërkuar atyre të marrin në konsideratë dhe të dëgjojnë problematiklat e qytetarëve në zonat e tyre e do vijojnë të mbështesin protestat e qytetarëve kudo të zhvillohen.
Ndërkohë Berisha ka mbajtur një diskutim të ashpër përmes të cilit i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të mos reshtin protestat deri në largimin e Ramës nga pushteti. “Rama duhet larguar njësoj si Enveri”, citohet të ketë thënë Berisha.











