Gruaja që pranoi të hidhej më parë nga makina se sa të duronte ngacmimet e një shoferi, dha shpirt sot në spital.
Shpëtime Tufa ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji. Kamera e bizneseve përreth kanë fiksuar momentin kur 55-vjeçarja është vetëhedhur nga makina me të cilën po udhëtonte.
Dyshimet e para janë se ajo mund të jetë ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i mjetit dhe për këtë arsye ajo ka dalë nga makina e cila ishte në ecje.
Por kjo gjë i ka shktuar plagë të rëndë, ku pas dy ditësh, nëna e tre vajzave ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka arrestuar shoferin e makinës, ndërsa pritet dëshmia e tij për të zbardhur të plotë ngjarjen.











