Tre vlonjatë kanë rënë në pranga për ngarkesën prej 310 kg kanabis e sekuestruar dje në fshatin Kraps të Fierit,
Policia informoi arrestimin e Velo Myrtaj 28 vjeç, Gramoz Shakaj 33 vjeç dhe Foto Shahaj 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Droga u sekuestrua në një furgon më 20 prill 2018.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.












