Një zyrtar i lartë i burgjeve është sulmuar sonte në mbrëmje me një sasi tritoli. Nazmi Demirxhi, drejtor i paraburgimit në drejtorinë e burgjeve u kërcënua me një sasi tritoli që shpërtheu në oborrin e shtëpisë së tij në Ahmetaq të Tiranës.
Lënda plasëse u hodh në oborrin e shtëpisë dhe nga të dhënat e para mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz.
Policia fillimisht beson se tritoli ka lidhje me detyrën e tij.











