Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se i është rikthyer fort aktivitetit të tij, për të mbrojtur veten nga akuzat që i bëhen, por edhe nga Edi Rama.
Pas deklaratës së bërë për gazetarët pasi doli nga Kuvendi, Tahiri ka vendosur të reagojë sërish, këtë herë në Facebook.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!”, shkruan Tahiri në Facebook.












