Makina e një emigranti është shkrumbuar sot në fshatin Belorta të Korçës.
Sipas njoftimit të policisë mjeti tip “Audi” është pronë e një 26-vjeçari emigrant në Greqi dhe ishte parkuar në afërsi të banesës. Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Autori ka thyer xhamin dhe e ka spërkatur mjetin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.











