Nje person hunbi jeten kete pasdite ne Tirane pasi ra nga nje lartesi ndersa punonte ne nje ndertese. Policia tha se personi ishte rreth te 40-ve dhe vdiq ne vend.
Informacion paraprak
Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rën nga lartësia një shtetas.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Xhorxh Bush” në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.











