• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Armiku i jashtëm” gjerman Krichbaum: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

droni by droni
18 April, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika, Rajoni
0
“Armiku i jashtëm” gjerman Krichbaum: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Lulzim Basha loboi në Berlin për hapjen e negociatave me BE-në. Kreu i opozitës shqiptare ishte në Berlin për të ndërhyrë te miqtë e tij të spektrit konservator për të miratuar hapjen e negociatave.
Ndërsa Komisioni i BE-së paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë më të rezervuara. Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW (shqip) se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave:

Gunther Krichbaum për DW (shqip): “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. ”

Basha: Negociatat instrument presioni

Lulzim Basha, kreu i PD-së, të martën, më 18. 04. 2018 në Bundestag

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime për të bindur politikën gjermane, e sidomos partitë simotra anëtare të Partive Popullore Europiane, që me gjithë mangësitë reale të Shqipërisë, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Lulzim Basha për DW(shqip): “Ne kërkojmë hapjen e negociatave si një mbështetje për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë në Europë, po kështu po u kërkojmë miqve, të cilët janë skeptikë për përmbushjen e pesë kritereve të Komisionit Europian, votën e tyre për hapjen e negociatave, edhe si një instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara, në veçanti për luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, reformës në administratën publike e në veçanti reformën zgjedhore.”

Në kuadër të udhëtimit të tyre, të organizuar nga Fondacioni i CDU-së, Konrad Adenauer, deputetët e opozitës zhvilluan takime edhe me deputetë të Komisionit të jashtëm si edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për çështjet e sigurisë dhe të punëve të jashtme, Jan Hecker.

Rama në Berlin

Por Basha nuk është i vetmi politikan shqiptar që lobon tek parlamentarët gjermanë për hapjen e negociatave. Së fundi, edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, (PS), kishte qenë në Berlin për të njëjtin qëllim, ku ndër të tjerash kishte pasur një seancë dëgjimore edhe në Komisionin Europian.

Krichbaum për DW (shqip):  “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.”

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme. Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.  Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Previous Post

DETAJE/ Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut në Itali, ja si komunikonin trafikantët shqiptarë

Next Post

FOTO/ Zbardhet takimi Meta – Mogherini: Ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të mbartin edhe pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen

droni

droni

Next Post
FOTO/ Zbardhet takimi Meta – Mogherini: Ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të mbartin edhe pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen

FOTO/ Zbardhet takimi Meta – Mogherini: Ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të mbartin edhe pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.