Gjendet gruaja e cila, rezultoi e humbur për disa orë, gjatë vizitës që i kishte bërë vajzës së saj.
Burimet e Policisë Së Durrësit, konfirmojnë se Diana Bullari, 44 vjeçe, është gjetur.
Më herët sot, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e 44-vjeçares, të larguar nga banesa ditën e djeshme.
Diana Bullari, 44 vjeçe, banuese në Cërrik kishte shkuar te vajza e saj, e cila banon në lagjen Nr. 13 Plazh dhe është larguar.












