Tre këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Lezhës iu bashkuan Partisë Socialiste, si vijim i një serie lëvizjesh në parlamentet lokale. Bashkë me ta lëvizën edhe 2 të zgjedhur nga partitë e vogla.
Vendimin e bënë publik përmes një deklarate të përbashkët nga selia e PS në Lezhë, ku thanë se shkojnë krejt natyrshëm pas zhvillimeve të fundit në politikën e madhe të Tiranës.
Në partinë e re i priti kryetari Eduart Ndreca, i cili theksoi reformat dhe arritjet e vendit nën drejtimin e socialistëve.
Me 5 afrimet e kësaj të hënë, PS shkon në 9 këshilltarë, ndërsa PD e LSI me nga 7.
Pjesën tjëtër të totalit prej 41 këshilltarëësh e plotësojnë të zgjedhurit nga partitë e vogla.
Lëvizjet në këshillin e Lezhës
Ferdinad Ndoj LSI
Hasan Muça LSI
Agim Doda LSI
Ndrek Gazulli PAK
Erind Ndreca G 99











