Një qytetari nga Vlora, E. A., i janë djegur në mes të natës, të dy makinat e tij, një Benz dhe një BMË. Ngjarja ka ndodhur në orë )2:00 pas mesnate në lagjen “1 Maji”
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht ka konstatuar se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Megjithatë, hetimi vazhdon dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit.
Një tjetër makinë është djegur rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, një ”Volkswagen” në pronësi të K. T., banues në Kafaraj, Fier. Por, nga hetimet doli se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.











