• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atdheu qe ka humbur besimin

droni by droni
14 April, 2018
in Opinion
0
BUJAR NISHANI/Perralla ruse per nostaligjet e majte te Rusise
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bujar Nishani

Media ka njoftuar një vizitë të afërt të Komisioneres së Lartë për Politikën e Jashtëme të BE, Znj. Mogherini dhe Komisionerit për zgjerim Z. Hahn. Vizitat e këtyre përfaqësuesve të lartë përvecse të mirëpritura janë shumë të rëndësishme për ne, pasi së pari demonstrojnë vëmendjen, angazhimin dhe miqësinë e Bashkimit Evropian për Shqipërinë por edhe krijojnë pritshmërinë optimiste për nxitjen e avancimit pozitiv të të gjithë dimensionit politik, social, ekonomik dhe shoqëror në tërësi të vendit tonë.

Nuk ka asnjë dyzim apo dyshim dhe duket e tepërt që të diskutohet për përkatësinë, qasjen dhe shpresën evropiane të shqiptarëve. Dyshimi, dyzimi, çorientimi dhe pesimizmi që po rriten cdo ditë e më shumë brenda opinionit publik shqiptar buron nga realiteti i padrejtësisë, pabarazisë në mundësi, ndalimit të zhvillimit, kufizimit për arsim dhe cilësi jetese në këtë vend.

Të gjitha këto bashkë si një përmbledhje tek humbja e besimit. Natyrisht që shqiptarët e kuptojnë fare mirë, se një vizitë e tillë sado e rëndësishme që të jetë, nuk do ta ndryshojë realitetin e hidhur që ata përjetojnë, sepse së pari nuk janë miqtë dhe partnerët e shqiptarëve ata që e kanë krijuar këtë situatë. Sepse edhe zullumi i krijuar nuk fshihet dot me “një të rënë të lapsit”. Por më e pakta që opinioni publik pret nga Evropa është denoncimi i padrejtësive, pabarazive, pamundësive, mohimeve dhe kufizimeve që dominojnë sot jetesën e familjeve të tyre. Shqiptarët kanë të drejtë tu mundësohet një proçes votimi i lirë e i pa ndikuar si nga shantazhi i forcës së shtetit ashtu dhe kërcënimi i krimit.

Ky është minimumi i së drejtës. Shqiptarët kanë të drejtë të kenë një shtet që drejtojet nga ligji dhe jo të influencohet nga krimi. Shqiptarët kanë të drejtë të rimarrin dhe gëzojnë pronën e tyre të ligjëshme e sekuestruar dhe mohuar për gati 70-vjet nga rregjimi stalinist më i egër në të gjithë Evropën Lindore. Shumë e rëndësishem është lufta ndaj korrupsionit të pronave në bregdet, por ajo mbetet retorikë kur tani edhe me ligj prona as nuk kthehet dhe madje më keq, rikonfiskohet për interesa të oligarkëve të lidhur me politikën. Shqiptarët kanë të drejtë të gëzojnë shance të barabarta tek mundësitë që ofrojnë resurset ekonomike të këtij vendi.

Ne, të gjithë e dimë se ky vend i bekuar është plot me burime ujore, është i vetmi vend i rajonit me burime mineralesh dhe nafte, është një vend që të gjithë hapsirën perëndimore e ka bregdet, është një vend që 300 ditë të vitit i ka me diell, etj. etj. etj. Por të ardhurat e cdo qytetari janë jo thjesht më të ultat në Evropë, por disa herë më të ulta. Të vetmit që gëzojnë në luks, janë autoritetet tenderuese apo koncensionuese të buxhetit publik. Një popull dhe shoqëri që mbetet në varfëri ekonomike dhe kufizim dijesh e kulture kthehet në masë amorfe dhe e shtypur.

Kjo është eksperience aq e vjetër sa dhe bota vetë. Por sot jemi në shekullin e implantit kibernetik dhe inteligjencës artificiale dhe nuk mund të pranohet kufizimi e qënieve humane nga arsimimi normal dhe shërbimi medikal bazik. Shqiptarët kanë të drejtë ti gëzojnë këto, apo jo ? Kur nuk i cekin dot këto dimensione mëse normale shoqërore, trishtohen. Kur nuk shohin përgjegjësi reflektuese brenda vendit humbasin dhe besimin. Kur presin të degjojnë miqtë evropiane, shpresojnë të gjenerohen forca detyruese për garantimin e të drejtave të tyre. Vizita e pritshme e miqve evropian është një shprese e shqiptarëve për të dëgjuar adresimin e padrejtësive që ju bëhen atyre. Zëri zyrtar qeveritar është padyshim legal dhe në hisen e vet.

Por larg, shumë larg të vërtetës së përditshme qytetare. Kur opinioni publik mëson nga media se edhe ajo që quhet “shoqëri civile”, që financohet nga Evropa, shkruan në emër te tyre për Evropën, ulet në emër të pavarësisë dhe paanshmërisë me Evropën, përbëhet nga familjarë të qeveritarëve atëhere i shtohet më shumë nevoja për të dëgjuar të vërtetën ndryshe. Zëri qeveritar nga burri dhe zëri i shoqërisë civile nga gruaja, natyrisht që dublohet në tonalitetin e vokalit agjitativ, por kalon thjesht si fishkëllimë acaruese në virtualitetin e timbrit reaktiv të opinionit.
Para pak kohësh një ekip fakt-mbledhës me ambasadorë të nderuar nga vendet anëtare të BE vizitoj Shqipërinë.
Vizita e këtij grupi ambasadorësh kishte organizuar, njoftuar dhe konfirmuar përvec se takimeve me qeverinë edhe një takim me zëra të pavarur. Individë larg qeverisë. Fatkeqsisht një ditë përpara atij takimi, u njoftua anullimi i tij.

Nuk di të them se ambasadorët e nderuar humbën pak apo shumë nga mundësia për të dëgjuar dicka ndryshe nga ajo që zëri qeveritar u kishte treguar për shqiptarët. Ajo që u humb me siguri, ishte një mundësi shtesë për të njohur të vërtetën e plotë. Në fund të fundit, e vërteta, e vërteta dhe vetëm e vërteta bën transparencën dhe sjell rrezen e dritës tek shikimi. Mungesa e të vërtetës shton vec errësirën dhe erresira vetëm sa e fsheh atë që mund të na dëmtoj nesër shumë. Ndaj vizita e zyrtarëve të lartë të Brukselit pritet me shumë shpresë nga opinioni publik në Shqipëri. Me shpresën se të vërtetat e hidhura të jetës së përditëshme të tyre nuk pranohen nga ata që kanë ndërtuar një realitet ndryshe dhe njerëzor për qytetarët e tyre. Me shpresën, se fuqia e këtyre vendeve dhe shoqërive, gjeneruar nga liria dhe e drejta, më së paku ka forcën të mbajë gjallë besimin tek ata që ende përpiqen për të njëjtat parime dhe realitete që mysafirët përfaqësojnë.

Tags: bujar nishani
Previous Post

Berisha jep detaje te reja nga sherri me Vlahutin

Next Post

SHBA sulmon Sirine, ne lufte edhe Britania e Franca

droni

droni

Next Post
SHBA sulmon Sirine, ne lufte edhe Britania e Franca

SHBA sulmon Sirine, ne lufte edhe Britania e Franca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.