Prokuroria e Tiranës vendos mos fillim hetimi për ish-gjyqtarin Kushtetues Besnik Imeraj. Imeraj dha dorëheqjen si gjyqtar dhe ndaj tij u ndërpre Vetting-u.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kallëzoi penalisht për fshehje pasurie. Kallëzimi u depozitua në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria e Përgjithshme e transferoi në Prokurorinë e Tiranës, e cila vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Imeraj për mungesë të provave në kallëzim si dhe për mungesë të elementëve të veprës penale. Vendimi i Prokurorisë i është njoftuar KPK-së dhe ish gjyqtarit Imeraj.
Ky është rasti i parë kur Prokuroria rrëzon një kallëzim të KPK-së.












