Ndërsa ish-Kryeministri Berisha ka shkruar në faqen e tij në Facebook se mielli dhe vezet mbi Edvinin janë bërë lajm boteror, ka cituar një shrkim të gazetës gjermane Bild e cila tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!

Postimi i Berishës dhe përkthimi:
Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.
Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën.
Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb
Më poshtë përkthimi:
Humbës
Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.
Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.
Kjo esht nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.











