Policia e Kavajës njofton se janë sekuestruar 562 kg kanabis, ndërsa është arrestuar edhe një person për këtë sasi të madhe droge.
Në pranga ka rënë 35-vjeçari Saimon Beqiraj me banim ne Frakull të Madhe. Atij ju gjet kjo sasi droge në makinën fuoristradë.
Makina ishte e imbarkuar sipër një karrotreci që po transportonte fuoristraden.
Saimon Beqiarj ishte shofer i karrotrecit dhe është ndaluar nga policia në aksion Rrogozhinë – Kavajë.
Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.











