Sot, rreth orës 11:10 në lagjen Nr. 4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, Kreshnik Margjoni, 24 vjeç, nga Rrësheni, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Personi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.











