Ditmir Bushati ka qenë i vetmi që u është kundërpërgjigjur deputeteve të opozitës teksa ata hidhnin miell e letra në drejtim të Ramës e ministrave.
Gjatë seancës së tensionuar, Bushati ka hedhur ujë në drejtim të deputeteve të opozitës.
Ky moment nuk u kap në transmetimin live të TVSH-së, por u be publik nga Monika Kryemadhi e cila tha se Ruci përjashtoi vetëm deputetet e opozitës, Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin dhe jo Ditmir Bushatin.












