Një i ri ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, ndërsa mësohet se 28-vjeçari ishte duke transportuar shufra hekuri.
Nga informacionet e para mësohet se shufrat e hekurit kanë prekur telat e korrentit, çka ka rezultuar fatale.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.












