Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta në zyrën e ketij te fundit.
Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, ju përgjigj Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh. T. Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.
Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”, u shpreh Cici.











