Në përfundim të seancës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, ka vënë në dukje një fakt, që opozita e detyroi kryeministrin Edi Rama të dalë nga dera e pasme e Kuvendit, nga dera e halesë.
“Të gjithë e dinë çdo të thotë kur ikën nga dera e pasme”, u shpreh Berisha.
Reagimi i Berishës erdhi pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë fshehurazi nga Parlamenti, duke ikur nga dera e pasme e jo nga hyrja kryesore ku dolën të gjithë deputetët.
“Në emër të deputetëve të opozitës nxorën Edi ramin nga Kuvendi nga dera e pasme. Të gjithë kuksianet e dibranët e dinë çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme apo dera e nevojtores”, tha ish-kryeministri Sali Berisha jashtë parlamentit. DRONI.al












