Në përfundim të seancës së tensionuar në Kuvend, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë mbledhur grupet parlamentare në selinë e PD-së.
Mësohet se kërkesa e tyre në përfundim të kësaj mbledhje është për përjashtimin e kryeministrit Rama që ka përdorur sipas opozitës një fjalor fyes ndaj shqiptarëve në Kuvend si dhe përjashtimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili lagu me ujë deputetët.
“Pa perjashtimin e Rames dhe Bushatit nuk ka normalitet ne Parlament”, eshte kerkesa e opozites.












